Kuvend, nis punimet seanca plenare e radhës
TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik.
Në këto momente seanca po shqyrton ratifikimin e marrëveshjes për transportin detar ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Axhenda e punimeve parlamentare do të vijojë më pas me diskutimin e pr/ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”, me pr/ligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për njohjen dhe zbatimin e vendimeve në lidhje me detyrimet ushqimore", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore".
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon dhe votimin e pr/vendimit "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për hetimin e drejtimit dhe veprimtarisë së organeve drejtuese dhe shërbimeve të Kuvendit për periudhën shtator 2005 - dhjetor 2010", e kërkuar nga deputetët e opozitës.
Punimet e Kuvendit do të mbyllen me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.
(d.b/BalkanWeb)