E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat për linjën Kosovë- Shqipëri: Klithma të mafies

Kryeministri Berisha i cilësoi klithmë e rradhës e mafies së dëshpëruar  akuzat për projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

Për Sali Berishën mafia nuk ka atdhe, atdheu është shpella ku ndan paratë e krimit. Mafia nuk ka fytyrë , nuk  ka moral- tha ai.

Duke iu referuar reagimit të sotëm të kreut të PS-së, Edi Rama, Berisha tha se oferta të cilën pretendon Edi Rama është më e kushtueshme se oferta për të cilën drejtuesi i OST-së mendon se duhet të fitojë.

Kryeministri garantoi se linja do të bëhet, dhe sipas tij, mënyra e organizmit të tendareva dhe vlerësimit të tyre është ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›