Berisha: Të gjenden autorët e vrasjeve në Maqedoni
Kryeministri i Sali Berisha dënoi ashpër vrasjen e 5 të rinjve në Maqedoni, ndërsa u kërkoi autoriteteve maqedonase që të gjejnë autorët dhe ti vendosin ato para drejtësisë.
Kemi kontakte me autoritetet maqedonase. Eshtë krim i shëmtuar vrasja e peshkatarëve, por e shëmtuar dhe e papranueshme është projeksioni me akuza kolektive. Autorët të gjinden të vendosen para drejtësisë. Këto incidente nuk mund të bëhen shkas për të nxitur konflikte.- tha Berisha.
Berisha tha se, paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë janë interes jetik kombëtar i shqiptarëve.
Kreu i qeverisë foli edhe për ngjarjet në veri të Kosovës, për të cilat tha se kemi të bëjmë me rikthim të praktikave të kohës së Millosheviçit.
Kryeministri theksoi edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë për kufijtë, ku theksoi se vendi ynë është për respektimin e kufijve aktualë.