E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern ruan traditën, mposht Realin

Lojtarët e Bayernit duke festuar golin e fitores (foto Getty Images)

Bayern i Mynihut ka mposhtur 2-1 Realin e Madridit në takimin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Ekipi gjerman ka ruajtur traditën pasi në 10 takime, kanë fituar 9 dhe kanë barazuar vetë 1 herë. Reali edhe pse po dominon në kampionatin spanjoll përkundrejt një ekipi si Barcelona, përballë Bajernit ka vuajtur shumë.

Në këtë mënyrë, Bayern ka hedhur në hap përpara drejtë finales që do të luhet pikërisht në stadiumin e tyre “Allianz Arena” me 19 maj. Ndërsa takimi i kthimit i gjysmëfinales në Bernabeu do të luhet me 25 prill.

Ishte Riberi ai që kaloi fillimisht bavarezët në avantazh me një gol të realizuar nga rrëmuja e shkaktuar pas goditjes së këndit dhe gabimit të Serxhio Ramosit. Spanjollët barazuan shifrat me anë të gjermanit Ozil. Kurse goli i fitores për Bajern erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt, që u realizua nga Mario Gomesh. Sulmuesi gjerman arrin në kuotën e 12 golave në 10 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampioneve për këtë sezon. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›