Bashkia e Tiranës: Nuk i kemi rritur taksat

Këashilli Bashkiak i Tiranës
Bashkia e Tiranë në një njoftim për shtyp rrëzon akuzat se me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të këtij institucioni janë rritur taksat. Në reagim theksohet se këshilli bashkiak nuk ka miratuar asnjë vendim të tillë.
Është për të ardhur keq që z. Rama ka zgjedhur të risjellë konfliktin politik në qytetin e Tiranës. Për ti qartësuar faktet që në krye të herës, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur asnjë rritje taksash. Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar asnjë vendim te tillë, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se ajo që ka ndodhur në Tiranë është dyfishim i mbledhjes së taksave, çka do të thotë se qytetarët kanë tashmë besim tek administrata e Bashkisë, se pavarësisht pozicionit apo interesit politik çdokush do të trajtohet i barabartë para ligjit dhe do të paguajë atë që i takon sipas ligjit.
Me të ardhurat shtesë bashkia njofton se kanë mundësuar që të shtrojmë rrugë, të mbjellim mbi 3000 pemë të reja dhe të shtojmë hapësirat e gjelbërta, të pastrojmë qytetin, të shtojmë dhe përmirësojmë ndriçimin, të garantojmë ujë të pijshëm për qindra familje, të sigurojmë jetën e fëmijëve tanë në shkolla, të gjallërojmë jetën e qytetit etj. /F.S/