E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP-OSBE takim me anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të diskutojnë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive mbi çështjet e antikorrupsionit në tryezën e rrumbullakët “Parandalimi i konfliktit të interesave në administratën lokale”, e cila organizohet nesër me mbështetjen e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE), Prezenca në Shqipëri.

Ky takim ka një rëndësi të veçantë në hartimin e politikave kundër korrupsionit, për shkak të veçorive që ka vendimmarrja nga administrata e kryeqytetit shqiptar.

Takimi është ideuar në formën e një bashkëbisedimi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi strategjitë e bashkëpunimit ndër institucioneve dhe për mënyrat e shmangies së konfliktit të interesave dhe korrupsionit në përgjithësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›