Arrestohet inspektori i Taksave Shishmani mblidhte taksat e parkimit

Një inspektor i mbledhjes së taksave në Bashkinë e Korçës është arrestuar për shkak se akuzohet për përvetësim të shumave që ai mblidhte nga qytetarët në emër të taksës së parkimit.
Sipas policisë, i arrestuari punonjës në Bashkinë e Korçës është Ernest Shishmani dhe në cilësinë e provës atij i janë gjetur 75 mijë lekë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë në bashkëpunim me njësinë e përbashkët “task-force” në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një pune të përbashkët 3-mujore duke përdorur metodat speciale të hetimit dhe duke dokumentuar aktivitetin kriminal të vjedhjes së taksave në Bashkinë e qytetit të Korçës.
Ai në kundërshtim me ligjin duke abuzuar me detyrën, mblidhte taksa prej të cilave nuk priste biletat e parashikuara ne ligj dhe vidhte një sasi të konsiderueshme të këtyre taksave duke përfituar sasi të mëdha lekësh nga mosarkëtimi i këtyre parave në arkën e Bashkisë.