E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzë për plagjaturë për ''Ai se eu te pego''

''Ai se eu te pego'', kënga e cila u bë hit ndërkombëtar e interpretuar nga braziliani Michel Telò, duket se qenka e kopjuar.

Kështu ka vendosur gjykata e shtetit Paraiba, e cila ka bllokuar të ardhurat nga e drejta e autorit e hit-it ndërkombëtar ''Ai se eu te pego''.

Kënga është bërë e njohur nëpërmjet interpretimit të këngëtarit Michel Telò, dhe shumë shpejt është dëgjuar në të gjitha radiot dhe televizionet e botës, mirëpo këngëtari është akuzuar nga tre studente braziliane të cilat pretendojnë se janë autoret e vërteta të kësaj kënge.

Studentet pretendojnë se e kanë krijuar ''Ai se eu te pego'' gjatë një udhëtimi në Disney dhe se e kënduar këngën në praninë e muzikantes Sharon Acioly, e cila më vonë e ka regjistruar në emër të saj dhe ja ka shitur Michel Telò.

Gjykata ka vendosur se shtëpia diskografike dhe producentët e Michel Telò do të duhet të paraqesin një bilanc të fitimeve nga hit-i dhe në të ardhmen këto të ardhura do të mund të ndahen me tre studentet.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›