E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Këtë 14 mars e festojmë ndryshe, Tirana ka hapur dyert për të gjithë shqiptarët

14-03-2012 / Gazeta 55

Çelet panairi Javët e biznesit kombëtar


“Sot Tirana ka hapur dyert dhe zemrën për t’i ofruar banorëve shansin për të festuar ditën e largimit të dimrit dhe ardhjes së pranverës”. Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në çeljen e Panairit të Produkteve Shqiptare, në rrugën “Murat Toptani”. “Në këtë ditë të veçantë unë jam ilumtur që Tirana të mirëpresë si pjesë e festimeve 100 biznese të ardhura nga Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Presheva që të ekspozojnë për qytetarët produktet e tyre që na bëjnë krenar me cilësinë e lartë dhe shijen e tyre të rrallë dhe kanë në çdo qelizë të tyre mundin e vëllezërve dhe motrave tona”- u shpreh Basha. Ndërsa e cilësoi panairin si hapin e parë për të evidentuar potencialin e rrallë për të prodhuar produkte cilësore ai i bëri thirrje beznesmenëve të kreditojnë biznesit e tyre. “ Ky është një shans për të hapur vende të reja pune, jo vetëm në sektorin e prodhimit por edhe të tregtimit dhe kjo arrihet duke kredituar veten tonë. Kjo është një fuqi kredituese për ekonominë kombëtare, një kontrubut që duhet ta japinm për të rritur punësimin për të rintjë”- tha Basha. Kreu i Bashkisë gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë këtë panair që të njihen nga afër prodhimet kombëtare dhe ti japin një impuls prodhimit shqiptar. Panairi i Produkteve Shqiptare, i çili është çelur në rrugën “Murat Toptani” bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria.


Festimet në Kryeqytet


Edhe Tirana po feston sot ditën e verës. E kthyer në një traditë festive, kryeqyteti i shqiptarëve është zbukuruar me lule shumëngjyshe. Aktivitetet në kryeqytet kanë nisur në rrugën “Murat Toptani”, me çeljen e Panairit të Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Hapja e këtij panairi në rrugën “Murat Toptani” është shoqëruar edhe me performançën e Ansamblit të Qytetit. Në Lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” do të kompozohet qyteti i artit. Dekorimi i kësaj qyteze do të shoqërohet me muzikën e një bande rock dhe do të rrethohet nga piktorë e piktura të punuara nga nxënës të Liçeut Artistik “Jordan Misja”. Nën atmosferën e personazheve të dashur për fëmijët të çilat do të sillen nga animatorë profesionistë, do të organizohen lojëra për të gjithë fëmijët, në lulishten në qendër të qytetit. Të gjithë lojërat do të shoqërohen me shfaqjen teatrore të Qendrës Kulturore “Tirana”. Këto festime do të fillojnë në orën 11:00, deri në orën 14:00 pranë “Parkut Rinia”. Festimet do të kulmojnë në sheshin “Nënë Tereza” me Karaoken që do të organizohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur. Shfaqja do të transmetohet në ekranin e skenës, nga e çila do të ftohen qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura. Karaoke do të fillojë në orën 11:00, për të vazhduar deri në orën 14:00. Nga pikëpamja historike Dita e Verës është shumë e lashtë, dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët , një festë pagane e kremtuar nga shqiptarët qysh në antikitet, pra para lindjes së krishtërimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›