E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ: Zgjedhjet serbe në Kosovë, të paligjshme, cenojnë integritetin e një shteti sovran

14-03-2012 / Gazeta 55

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se vendimi i Beogradit për të mbajtur zgjedhjet edhe në disa komuna të Republikës së Kosovës është i paligjshëm dhe i të papranueshëm, pasi cënon integritetin e një vendi fqinj sovran. Në një deklaratë për shtyp MPJ-ja thekson se përpjekjet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe përmbajtjen e deritanishme të bisedimeve mes dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ku Serbia kërkon të integrohet. “Si të paligjshme, këto zgjedhje nuk do të kenë asnjë efekt juridik, personat e zgjedhur nuk do të kenë autoritet ligjor. I vetmi efekt që këto zgjedhje sjellin është forcimi i strukturave paralele kriminale serbe në veri të Kosovës, çmontimi i të cilave është detyrim i Republikës së Serbisë. Këto zgjedhje gjithashtu cënojnë perspektivën e integrimit të plotë të komuniteteve etnike në institucionet dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës”- tha MPJ. Sipas MPJ-së fryma evropiane për të cilën ka nevojë Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni, konsiston në zgjidhjen e problemeve në Veri të Kosovës, duke zbatuar plotësisht paketën Ahtisari.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›