Shqipëria progres në indeksin mbi të drejtat e pronësisë
Studimi nga Aleanca Ndërkombëtare për të drejtat e Pronësisë
Të dhënat mbi indeksin e të drejtës ndërkombëtare të pronësisë, IPRI, një projekt i Aleancës ndërkombëtare për të drejtat pronësore, e rendisin Shqipërinë për të pestin vit si një nga vendet që kanë shënuar progrese në këtë drejtim. Për vitin 2011 indeksi IPRI rezulton në nivelin e 4,4 pikëve, duke qëndruar kështu më lartë se shumë vende të tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 57 nga 129 ekonomi botërore të marra në studim. Duke u bazuar në tregues të tjerë të këtij indeksi rezulton se, ka shënuar rritje ai mbi përmirësimin e mjedisit ligjor dhe politik duke qëndruar 0,7 pikë më lartë se viti i mëparshëm kjo falë një studimi mbi rritjen e pavarësisë së gjyqësorit thuhet në raport që tregon një rritje nga 2,4 pikë në 4,7 pikë. Por treguesi i stabilitetit politik dhe kontrollit mbi korrupsionin vijojnë të mbeten të pandryshuara Ndërsa indeksi tjetër PPR mbi të drejtat fizike të pronësisë kanë shfaqur në vendin tonë një rritje solide, pasi shënojnë një ngjitje në renditje me 0,9 pikë lidhur me mbrojtjen e pronësisë fizike. Indeksi mbi të drejtat e pronësisë intelektuale IPR kanë shënuar po ashtu rritje dhe kjo falë shifrave të larta të të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale nga 2.4 ne 4.0 pikë.
IPRI është një studim vjetor që krahason vendet në aspektin e mbrojtjes së të drejtave pronësore, fizike dhe intelektuale.
Ashtu si edicionet e mëparshme të IPRI, në 2011 raporti kërkon të hetojë efektet e mjedisit ligjor dhe politike të një vendi, njohjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë fizike dhe intelektuale në zhvillimin ekonomik të një vendi. Sigurimi i të drejtave pronësore dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale kanë një rëndësi të vecantë në zhvillimin e një vendi. Rritja ekonomike thotë studimi ndodh vetëm atëherë kur prona në të gjitha format respektohet dhe mbrohet.