E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi agresion Kosovës me zgjedhjet serbe

14-03-2012 / Gazeta 55

Serbia do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale më 6 maj, jo vetëm në territorin e saj, por edhe përfshirë Kosovën. Siç kanë raportuar mediat serbe, ka qenë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ai që i ka shpallur zgjedhjet parlamentare në 6 maj, ndërsa, pas tij, zgjedhjet lokale për t’u mbajtur në të njëjtën ditë i ka shpallur edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Gjukiç-Dejanoviç.
Të dy palë zgjedhjet janë shpallur ashtu siç i parasheh Kushtetuta e Serbisë, e cila edhe më tutje e identifikon Kosovën pjesë të vetën, me gjithë faktin që ka katër vjet që Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj dhe deri tani është njohur nga 88 shtete.
Gjatë ditës së martë, zëra serb kanë pohuar se Qeveria në Beograd tashmë e ka vendosur të shpallë edhe zgjedhjet lokale edhe ato parlamentare për tërë territorin e Serbisë, ku ata përfshijnë edhe tërë Kosovën. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen, gjithsesi, dhe kjo kurrë nuk ka qenë e kontestuar, as për të huajt, as për shqiptarët e arsyeshëm, ndërsa zgjedhjet lokale duhet të shpallen, sepse ky është obligim kushtetues, por do të thuhet se respektohet Rezoluta 1244, dhe për këtë arsye Qeveria serbe do t’i drejtohet UNMIK-ut”- thanë burime pranë qeverisë serbe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›