Stuhia ne goten e ujit
Nga Berat Buzhala
Njerin prej qyteteve me te vjetra te botes, javen e kaluar, e kane trazuar dy titane ballkanike te diplomacise. Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe homologu i tij nga Serbia.
Ne Damask, e lexova diku ne ate mal te intervistave qe e pasuan Konferencen e vendeve Islamike, qenka zhvilluar nje beteje e nendheshme ne mes Lulzim Bashes dhe Vuk Jeremicit. Vetem nje qytet historik si Damasku ka mundur ta duroje nje presion te tille.
Gris nje draft e shkruaj nje tjeter. Hiq nje paragraf, e shto nje tjeter. Mbledhje maratonike qe zgjatnin deri para sabahut. Dere me dere, e zyre me zyre, po vraponin Luli dhe Vuku, per te bindur sa me shume shefa te diplomacive te shteteve islame per dhe kunder Rezolutes per Kosoven.
Dhe fitues eshte...
Varet se kend e lexoni.
Ne mediat serbe, Vuk Jeremic po krekosej per aftesite e tij mbinatyrore per t'i bindur aleatet e Serbise brenda Konferences Islamike - Egjiptin, Iranin, Indonezine dhe Algjerine - qe ta ndryshojne draftin e propozuar nga Shqiperia per ta mbeshtetur pavaresine e Kosoves. Dhe ia dola perseri, riperserit pafund Vuku.
Ne mediat shqiptare, Lulzim Basha tregonte se si e ka plandosur per toke rivalin e tij serb. Se si ai, nuk u tha ne menyre eksplicite por u nenkuptua, e paska vulosur perfundimisht stuhine e njohjeve qe tash do te vine ne adrese te Kosoves prej vendeve islame. Bum njohjesh, riperseriste pa fund Luli.
Ishalla ato dite do te kete mjaft staf ne Ministrine tone te Puneve te Jashtme, per t'i dale ne krye gjithe atyre njohjeve qe po na presin diku tek gryka e Bosforit.
Kete pershtypje sigurisht e ka fituar ndonje qytetar qe ka varshmeri per lajmet politike. Tha Basha, tha Jeremic, shtoi Basha, shtoi Jeremic..., fitova une, humbi ai.
E ne fakt, krejt kjo stuhi eshte zhvilluar brenda nje gote, ose me se shumti ne kokat e Ministrave te Puneve te Jashtme.
Kujt me shume se kesaj situate nuk i pershtatet ajo thenia parahistorike dhe e sterperdorur: "Shume zhurme per asgje".
Rezoluta qe u aprovua ne fund prej Konferences Islamike ngjason shume me ujin e bekuar qe gjendet prapa deres ne hyrje te kishes. T'i e prek ata uje, por as nuk ia sheh hajrin e as sherrin...
Nuk dua te flas shume ne kete koment per shefin e diplomacise serbe. Jeremic eshte nje picpirik i certifikuar. Ai per shkak te sjelljeve te tij te pahijshme dhe fjaleve te pamatura po perjeton bojkot prej homologeve perendimore.
Por, nuk e prita qe per nevoja te fushates elektorale ne Shqiperi, ne kete nivel do te shkonte edhe Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise. Ai nje tekst te lodhur te nje Rezolute te pagjak u mundua ta paraqese si kthese historike, per historine me te re te shqiptareve. Basha, ne nje interviste per mediat e Kosoves, tha se teksti i Rezolutes eshte i "terthorte, por shume i qarte". Dhe se ajo e njeh "de fakto pavaresine e Kosoves". Dhe se kjo Rezolute e aprovuar eshte propozim i Shqiperise dhe nuk ka pesuar asnje ndryshim.
Asnjera prej ketyre citateve nuk jane te verteta.
Kjo Rezolute nuk eshte as e qarte e as e terthorte. Ajo thjesht ka nje qendrim neutral ndaj pavaresise se Kosoves. U jep mundesi te gjithe anetareve te Konferences Islamike qe individualisht te vleresojne njohjen apo jo te pavaresise. Gjithashtu, nuk eshte e vertete qe Rezoluta nuk ka pesuar ndryshime. Burime te sigurta te Gazetes Express kane treguar se ne tekstin fillestar, qe me vone ka pesuar ndryshime drastike, behej thirrje per njohjen e pavaresise se Kosoves.
Perndryshe, nuk besoj qe Shqiperia do te propozonte nje dicka te tille. Kete tekst te kesaj Rezolute, nese jo Kuvendi i Serbise, pa medyshje do ta aprovonte Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara.
Pika e pare e saj flet per "avancimin dhe forcimin e demokracise ne Kosove, qe i sherben paqes dhe stabilitetit ne Kosove dhe ne rajon". Ketu bile pak m'u qesh. Ne mesin e vendeve qe e kane votuar kete pike eshte edhe Sudani. E imagjinova per pak caste doren e ngritur te Ministrit te Puneve te Jashtme te ketij shteti, kryetari i te cilit po ndiqet per krime lufte. Por, kjo eshte teme tjeter.
Pika e dyte flet per rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it ne Kosove, ne "perputhje me direktivat e Sekretarit Gjeneral te Kombeve te Bashkuara dhe institucioneve aktuale te Kosoves dhe kornizes ligjore". As kjo pike nuk del jashte kuadrit te Kombeve te Bashkuara. Kur OKB ka aprovuar implementimin e Planit Gjashtepikesh, gjithashtu ka marre parasysh ndryshimin e gjendjes ne terren dhe shpalljen e pavaresise, por nuk ka ftuar askend qe te na e njohe shtetin tone.
Ne piken e trete te kesaj Rezolute, mirepritet bashkepunimi ekonomik ne mes te Kosoves dhe institucioneve financiare dhe ftohet per bashkepunim te metutjeshem per ringjalljen e ekonomise se vendit tone. Tash ketu verehet nje shmangie prej thelbit per te cilin ishte menduar aprovimi i Rezolutes.
Pika e katert, e fton Sekretarin e Pergjithshem te Konferences Islamike qe te percjelle implementimin e kesaj Rezolute dhe ne mbledhjen e ardhshme te raportoje per te. Kaq.
Nese kjo interpretohet si thirrje e vendeve islamike per ta njohur Kosoven, atehere me ndonje interpretim xheneroz e njejta mund te interesohet edhe si ftese per ta respektuar Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara si institucion qe vendos per te ardhmen tone. Aq sa i referohet kjo Rezolute dates se shpalljes se pavaresise me 17 shkurt te vitit 2008, po aq i referohet edhe Rezolutes 1244.
Nuk dyshoj qe njohje te tjera prej botes islame do te vijne drejt Kosoves. Por, dyshoj shume qe kjo Rezolute do ta cyte dike per ta ndermarre nje hap te tille. Ketu u pa qarte se ende eshte e larget koha kur anetaret e Konferences Islamike do te vendosin ne bllok per ta perkrahur shtetin tone.
Ministrit Lulzim Basha i urojme sukses ne zgjedhjet e 28 qershorit, por Boom ne njohje nuk do te kete.