Akuzohen per terrorizem. 12 somaleze arrestohen ne Hollande

Policia holandeze bastis një internet kafe në Roterdam dhe u ve prangat 12 emigrantëve somalezë, të dyshuar për terrorizëm. Shërbimi sekret i Holandës dyshon se dy persona nga mosha 19 deri në 48 vjeç ishin duke përgatitur një sulm terrorist në këtë vend, të planifikuar të kryhej brenda një afati të shkurtër.
Kërkimet në një internet kafe u pasuan nga kontrolle dhe në 1 dyqan celularësh, 4 banesa dhe dy dhoma moteli në Gilze-Rijen, fshat në jug të vendit. Në kontrollet e bëra nuk u gjetën as armë dhe as lëndë shpërthyese, vetëm kanaçe me lëndë të ndryshme.
”Te arrestuarit ishin nga 19- 48 vjec. Gjashtë nga të dyshuarit banonin në Rotterdam, five nuk kishin një adresë të përhershme dhe një ishte nga Danimarka” deklaroi Gerrit van der Burg, prokuror drejtues i hetimeve. Kundërzbulimi holandez AIVD ka paralajmëruar që në vitin 2009 rritjen e rrezikut për sulme terroriste nga Somalia dhe Yemeni.
Delina Bitraku