E Diel, 1 Nëntor 2026

Moska ne erresire. I ftohti shkakton kaos ne trafikun ajror

I ftohti e acari mban të mbërthyer Europën. Problemet në transport janë pasoja më evidente. Bllokimet në trafik, pamundësi udhëtimi e vështirësi ndeshin polakët ku  vala më e fundit e të ftohtit cilësohet nga meteorologët si e pazakontë. Në rajonin e Pomeranias 20.000 persona kanë mbetur pa  drita e gaz, ndërsa dhjetëra çati janë shembur nën peshën e dëborës.

Skenar i ngjashëm vërehet dhe në Rusi ku aeroporti më i madh i Moskës është mbyllur si pasojë e ndërprerjes së energjisë nga moti i keq. Gjithë pista e aeroportit është mbuluar nga ngrica.

Nga mbyllja e aeroportit 16 mijë udhëtarë kanë mbetur të bllokuar. Nga ndërprerje të ngjashme të energjisë mbi 100 mijë banorë të Moskës mbetën pa energji elektrike në kohën kur temperaturat kanë rënë ndjeshëm.

Edhe sistemi hekurudhor moskovit është bllokuar si pasojë e ngricave ndërsa kreu i bashkisë u ka apeluar qytetarëve të qëndrojnë në banesat e tyre. Në trafikun e bllokuar rradhët janë gjigande, gjithë- gjithë 200 km, raportojnë  mediat në  vend.

Në Danimarkë rreshjet e borës kanë qenë kaq të mëdha gjatë orëve të fundit sa forcat komunale të ishullit Bonholm kanë braktisur përpjekjet për pastrimin e borës. Në të njëjtin ishull janë raportuar 3 persona të humbur.

Qendra te izoluara ka ende dhe në Francë. Ka rrugë kombëtare që janë kthyer në shtigje të ngushta për shkak të rreshjeve të dëborës.

Në rajonin e Toskanës në Itali 150 persona kanë mbetur të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga rreshjet e dendura. Në Itali gjatë orëve në vijim janë paralajmëruar rreshje të dendura shiu.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›