E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjedhjet u vlerësuan nga OSBE e KE”

 

Pas takimeve me kreun e PS-së, Edi Rama dhe deputetët Ben Blushi dhe Arben Malaj, ambasadori suedez, Lars Freden, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së u takua me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, Topalli tha se Shqipëria zhvilloi zgjedhje të lira, me një infrastrukturë moderne të aplikuar për herë të parë, e që morën vlerësimet pozitive nga OSBE, KE e institucione të rëndësishme ndërkombëtare. “Procesi zgjedhor në 93 për qind të qendrave të votimit u vlerësua mirë dhe shumë mirë”, nënvizoi ajo. “Kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin që sistemi zgjedhor dhe Kodi i propozuar nga opozita, ndërtimi i Komisionit Qendror, u votuan me konsensus në parlament. Komisionerët e majtë e të djathtë, si asnjëherë më parë firmosën në procesverbalet e zgjedhjeve dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi në unanimitet rezultatin përfundimtar”, bëhet e ditur në faqen e Parlamentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›