Akuzohet per 20 vjedhje ndalohet hajduti
Akuzohet per autoresine e 20 vjedhjeve ndalohet nga policia e Elbasanit. Burimet zyrtare nga kjo e fundit bejne te ditur se ne oret e vona te se enjtes eshte arritur te vihet ne pranga nje superhajdut. Sipas burimeve zyrtare te policise saktesohet se M.Cuci 34 vjec eshte ndaluar si person i dyshuar per disa vjedhje ne ndodhura ne disa qytete te Shqiperise se Mesme dhe asaj Juglindore. I njejti burim ka saktesuar se 34-vjecari Cuci ka kryer vjedhje makinash dhe banesash me dhune. Pas prangosjes se 34-vjecarit policia mund te zbardhe edhe disa vjedhje te tjera qe deri tani konsiderohen pa autor ne Elbasan e qytete te tjera te ketyre dy zonave. Materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Elbasanit nderkohe qe policia vazhdon paralelisht hetimet per plotesimin e dosjes se vjedhjeve te ketij personi.