E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret ne Vlore ndalohet nje 53-vjecar

Policia

Mbas disa zjarrvenieve ne Rrethin e Vlores vihet ne pranga personi i pare per kete vit. Nje dite me pare policia ka kryer arrestimin e shtetasit Milo Brahimi 53 vjec me banim ne fshatin Dukat me akuzen e zjarrvenies se qellimshme.

Brahimi akuzohet se i ka vene zjarrin qellimisht nje parcele me drure frutore ne zonen Fushe-Dukat prone e nje bashkefshatarit te tij. Nga flaket e zjarrit jane djegur rreth nje hektar dru frutor si dhe nje siperfaqe e konsiderueshme kullotash e pishash duke rrezikuar seriozisht perfshirjen nga flaket te Parkut Kombetar te Llogorase. Kujtojme qe vitin e kaluar 12 persona jane vene ne pranga nen akuzen e zjarrvenies se qellimshme si dhe per shkaterrim te prones me ane te zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›