E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i duronte semundjet i jep fund jetes me helm

Kavaje

Semundjet qe prej vitesh nuk e kishin lene te qete e kane detyruar nje 70-vjecar ti jape fund jetes duke u vetehelmuar. Ngjarja e rende ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Luz i Vogel te Kavajes nderkohe qe policia deklaroi se e gjithe kjo ka ardhur per shkak te depresionit. Sipas te dhenave policore 70-vjecari Nazim Seferi ka gjetur nje moment kur askush nuk e kishte mendjen dhe ka blere fostoksine. Ne keto kushte ai ka pire helmin duke i shkaktuar vetes vdekjen e menjehershme. Familjaret jane munduar ta dergojne ne spital dhe ti japin ndihmen e pare por per te ka qene shume vone. Sipas te dhenave policore ai vuante nga diabeti dhe nje sere semundjesh te tjera dhe prej kesaj mendohet se kishte vendosur ti jepte fund jetes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›