E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakome hidhet ne ere porta e kantierit

Pas mesnate jane degjuar dy shperthime eksplozivi dhe krisma armesh

Pa kaluar as nje muaj nga sulmi mbi zyrat e administrates se firmes ndertuese Riviera ne Kakome episode te reja dhune jane shenuar duke gdhire dita e djeshme. Dy shperthime lende eksplozive dhe krisma armesh jane degjuar pas mesnates se te enjtes rreth kantierit ku po ndertohet fshati turistik. Burime nga kompania qe ka marre persiper sigurine e objektit bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnates se te enjtes per te cilen eshte njoftuar edhe policia e rendit ne Sarande. Nderkohe qe roja e portes kryesore te hyrjes per ne kantier ka qene ne detyre ka degjuar shume prane kabines se vet plasjen e nje lende eksplozive. Plintat e portes jane shembur e kane rene perdhe se bashku me porten prej llamarine nderkohe qe eshte perseritur thyerja e xhamave te kabines se sherbimit. Nuk eshte perseritur nje sulm i ngjashem me ate te 15 gushtit kur iu vu flaka zyrave te administrates se firmes ndertuese Riviera.

Objekt i sulmit u be hyrja per ne kantier duke vene ne kolonat e portes se tij nje sasi tritoli prej 200 grame gje qe konfirmohet edhe nga komisariati i policise se rendit ne Sarande. Shperthimet e eksplozivit jane shoqeruar edhe me gjuajtje me arme zjarri ne drejtim te kantierit te cilat mesohet se kane ndodhur ne harkun kohor te nje ore. Ashtu si edhe me sulmin e 15 gushtit policia dhe grupi hetimor kane shkuar ne vendngjarje dhe kane regjistruar gjithcka por autoret edhe kete radhe kane mbetur pa identitet. Nga policia nuk eshte evidentuar askush si autor i episodeve shperthyese edhe pse mendohet se sikurse edhe here te tjera akte te ngjashme jane kryer nga banore te fshatit Nivice. Ne me pak se nje muaj ky eshte sulmi i dyte mbi kantierin ne Kakome. Ne kantier prej disa kohesh nuk vazhdojne punimet nga firma Riviera per ngritjen e fshatit te projektuar turistik qe prej vitit 2005 eshte folur se do te administrohej nga kompania franceze Club Med me emer ne fushen e trajtimit dhe menaxhimit bashkekohor te resorteve turistike ne disa vende te Europes. Mesohet se punimet ndertuese jane nderprere perkohesisht pasi kompania Riviera nuk e gezon me statusin e subjektit te favorizuar per shkak te mosavancimit sipas ritmeve te kerkuara e te kontraktuara te punimeve per fshatin e Kakomese.

Ne keto kushte Balili Company ben nje ruajtje pasive te kantierit ku duket i perfunduar vetem rrethimi i tij nderkohe qe ndertesa e pare e projektit te fshatit turistik ka mbetur si nje skelet i paperfunduar betoni edhe pse eshte shume prane me betonieren e kantierit. Kjo me sa duket ka ushqyer psikozen se Riviera eshte duke ikur dhe hera-heres sulmohet edhe policia private per ta detyruar ate te largohet dhe zona te mbetet e lire per banoret qe vazhdojne te jene me pretendimin e ish-pronarit te Gjirit te Kakomese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›