Thyen xhamat e makines se policise ndalohet nje 41-vjecar
Thyen me gur xhamin e makines se patrulles te qarkullimit rrugor ndalohet nje 41-vjecar nga Saranda. Ngjarja ka ndodhur mesditen e se enjtes ne aksin rrugor Turizem-Kanali iCukes. 41-vjecari Dule Shametaj eshte konfliktuar mesditen e se enjtes me efektivet e patrulles se qarkullimit rrugor ne aksin Turizem-Kanali i Cukes. 41-vjecari banues ne Lagjen Nr.4 eshte arrestuar nen akuzat kundershtim te punonjesit te policise fyerje per shkak te detyres dhe shkaterrim te prones. Sipas burimeve zyrtare te policise mesohet se Shametaj ka kundershtuar dhe fyer ne krye te detyres punonjesit e policise se qarkullimit rrugor kur ata kane shkuar per te ndalur punimet e tij per hedhje betoni te cilat kishin shkaktuar bllokimin e qarkullimit te automjeteve per me shume se nje ore. Kundershtimi i tij ndaj uniformave blu ka shkuar deri ne thyerjen e xhamit te pare te automjetit te policise. Mesohet se i njejti shtetas ka qene i arrestuar tre vite me pare per nje akuze te ngjashme goditje per shkak te detyres ne bashkepunim te nje efektivi te policise se qarkullimit rrugor.