E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betonimi i bregdetit banoret proteste per ndertimin e pallateve

Durres Ndertimet ne Lagjen 1 familjaret i drejtohen gjykates per vendimin e Inspektoratit te Ndertimit te Bashkise

Ndertimet disakateshe ne bregdet vijojne te betonojne bregdetin e te shtojne numrin e familjeve te pastreha ne Durres. Ndertimi i dy pallateve te reja ne Lagjen Nr.1 te Durresit ka vene ne diskutim strehimin e disa familjeve te cilat prej me shume se nje dekade jane sistemuar ne nje ndertese te vjeter njekateshe e cila dikur sherbente si zyra per kantierin. Fadromat e policise ndertimore te mbeshtetura nga policia bashkiake kane shkaktuar reagimin e banoreve te cilet deklarojne se jane ne proces legalizimi te objektit ndersa kane ankimuar ne gjykate vendimin e ndertimoreve. Te irrituar banoret kundershtojne nxjerrjen e tyre jashte shtepive ndersa nuk kane pranuar oferten e pronareve prej 5 mije eurosh per familje. Kjo oferte ne para do tu siguronte marrjen me qira te nje apartamenti te vogel deri ne momentin kur pushteti lokal do tu gjente nje zgjidhje ashtu si disa mijera familjeve te tjera qe kane statusin e te pastreheve dhe qendrojne ne pritje te perfitimit te banesave sociale. I pyetur nga gazeta per kete situate te krijuar kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako deklaron se objekti ku jane strehuar familjet nuk perfshihet ne ligjin per legalizimet pasi nuk eshte ndertuar prej tyre dhe toka ka pronar te njohur ligjerisht dhe KRRT-ja e bashkise i ka dhene te drejten e ndertimit ne pronen e vet. Toka eshte ne pronesi te familjes Mushketa e cila do te vijoje me ndertime te reja ne kete pjese te bregdetit durrsak. Leja per ndertimin e dy pallateve 6-kateshe ne kete zone eshte dhene nga KRRT-ja e Bashkise se Durresit ku shumicen e votave e kane anetaret qe i perkasin se djathtes. Megjithate situata e krijuar ka marre reagimin e Agjencise se Legalizimit dhe Urbanizimit ALUIZNI-t. Drejtuesi i kesaj agjencie Andi Lila shprehet se dosjet e aplikimit te ketyre familjeve ne baze te nje kalendari pune do te shqyrtoheshin ne tetor dhe se bashkia eshte nxituar ne vendimin e saj. Megjithate agjencia ka pershpejtuar punen duke e vendosur ceshtjen ne prioritet per shkak te gjendjes se familjeve qe rrezikojne te mbeten ne qiell te hapur. Lila thote se nuk eshte bashkia por agjencia qe vendos nese objekti qe ndajne 5 familjet me 26 anetare per te jetuar do te perfshihet ose jo ne procesin e legalizimit. Mes bashkise dhe ALUIZNI-t ka munguar korrespondenca zyrtare per kete rast. Nderkaq te perballur me fadromat familjaret kane nxituar te depozitojne ne gjykate nje ankese per vendimin e Inspektoratit te Ndertimit te Bashkise te cilin e konsiderojne te paligjshem dhe pjese te aferave korruptive qe betonojne cdo dite e me shume bregdetin ndersa hedhin ne rruge familje te varfra. Familjaret kane deklaruar se do te dalin nga shtepite e tyre vetem te vdekur. E nese per familjet e ketij objekti gjendja eshte e veshtire dhe te pakten nga deklarimet ne bashki dhe veprimet e ndermarra ligjerisht permes vendimeve te KRRT-se duket se ata do te jene te detyruar te dalin nga shtepite e tyre per nje tjeter lokal dhe objekt banimi te ngritur pak metra me tutje fadromat ka mundesi te zmbrapsen. Keshtu po ngrihen pikepyetje mbi siperfaqen abuzive te perfshire ne legalizim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›