E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për përdhunimin e 12-vjeçarit, 10 ditët burg për të riun

Gjatë seancës gjyqësore prokurori i çështjes i ka paraqitur gjykatës një akt ekspertimi të mjekësisë ligjore

Korçë Jepet pas 10 ditësh vonese masa e arrestit për përdhunuesin 19-vjeçar të të miturit. Vetëm 10 ditë burg do të jetë qëndrimi në gjendje arresti i të riut deri në rikonfirmimin e ekspertizës ligjore nga laboratori i kryeqytetit. Ngjarja e Devollit që tronditi jo pak opinionin në këtë zonë, është kthyer sërish në vëmendjen e togave të zeza në gjykatën e Korçës. Përdhunimi në mënyrë sistematike i 12-vjeçarit Xh.B. nga dy të rinj bashkëfshatarë të tij ka ndodhur në fshatin Bitinckë dhe është denoncuar nga familjarët e tij më 7 korrik. Megjithëse akti ishte kryer më 1 korrik, nëna e fëmijës së mbetur jetim pak kohë më parë, pas humbjes të të atit, denoncimi ka mbërritur një javë me vonesë në komisariatin e Bilishtit. Ndërkaq nga dy të arrestuarit e policisë për ngjarjen, njëri prej tyre dhe konkretisht Eduard Bufi 19 vjeç, ka dalë me shumë vonesë para drejtësisë për masën e sigurisë. Gjykata e Korçës gjatë të martës ka dhënë masën “Burg pa afat”për të pandehurin Bufi gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë, një nga të akuzuarit për ngjarjen e përdhunimit të 12-vjeçarit me inicialet Xh.B. në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, ndryshe nga hera e kaluar për të pandehurin tjetër e zhvilluar brenda afateve, duket se është vonuar, vonesë e cila duket e pajustifikueshme. Gjatë seancës gjyqësore prokurori i çështjes i ka paraqitur gjykatës një akt ekspertimi të mjekësisë ligjore, por këtë herë me terma juridike, duke vërtetuar kështu edhe veprën penale për të cilën akuzohet 19-vjeçari, për “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”. Ndërkohë Bufi, i cili ka qenë dhe i pranishëm në këtë seancë, nuk ka pranuar të japë shpjegime në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa avokati i tij ka mohuar fajësinë e klientit të tij, duke kërkuar si masë vlerësimi “arrest shtëpie” deri në sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes. Vetëm disa ditë më parë kjo gjykatë vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” edhe për autorin tjetër të dyshuar për ngjarjen, për 16-vjeçarin R. Mulla, ndërsa la në burg me afat 10-ditor 19-vjeçarin, duke i kërkuar prokurorisë rikonfirmim të ekspertizës. Irena Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›