Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet
Pogradec- Policia ka ndaluar një 50-vjeçar nën akuzën e shfrytëzimit për qëllime për prostitucion, pas denoncimit të bërë nga një adoleshente.
Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se ëhstë ndaluar shtetasi Apostol Shuli,
50-vjeç nga qyteti i Pogradecit. “Ndalimi i tij është bërë pas denoncimit të një 17-vjeçareje me inicialet M.B, e cila ka deklaruar në polici se është mashtruar nga Shuli dhe më pas është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni”- thanë burimet policore.
Adoleshentja ka mundur që të konfirmojë gjithçka, pasi ka marrë ndihmën e një psikologu.
Aktualisht policia ka bërë shoqërimin e të akuzuarit, ndërkohë po hetohet në lidhje me rastin dhe verifikimin e provave, për të parë vërtetësinë e denoncimit. “50-vjeçari akuzohet për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”- tha policia.