E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ornela Muti, sërish e dashuruar

Gjatë një interviste ekskluzive për të përjavshmen “Gala”, Ornella Muti tregon se është sërish e dashuruar. Dhe këtë herë është për gjithmonë.

“Është burri i jetës sime”- rrëfen ajo. I fejuari i saj i ri, është një francez, Fabrice Kerhervè, 10 vjet më i ri se ajo. Por diferenca në moshës për atë, tashmë 53-vjeçe, që sigurisht tregon më pak, “nuk ka qenë kurrë një problem”.

“Gratë nuk janë si konservat e tonit më një datë skadence. Unë ndihem gjithmonë tërheqëse”- ka thënë ajo.

Orenella dhe Kerhervè janë takuar vitin e shkuar kur ai e kishte propozuar të bëhej figura e një linje bizhuterish. “Në fund krijuam një linjë timen të bizhuterive dhe u dashuruam, jo menjëherë në fakt”- thotë ajo.

Historia e saj e shkuar, që zgjati 9.5 vjet me kirurgun estetik, italianin Stefano Piccolo mori fund, sepse “mbaroi dashuria”. Ndërkohë, Kerhervè diti si ti qëndronte pranë gjatë kësaj periudhe.

“Nuk kisha menduar se pas Stefanos do të dashuroja sërish. Tani mund të them se nuk kam dashur kurrë ndonjëherë një mashkull si dua Fabrice!''.

Për Ornelën, të plakesh nuk është “detyrimisht e dhimbshme”, por nëse një ditë do t’i duhej, do t’i drejtohej kirurgjisë estetike.

''Jam pro çdo ndërhyrjeje përmirësuese. Ha në mënyrë të ekuilibruar, nuk pi cigare, nuk pi alkool, bëj dashuri. Është thelbësore”- tregon aktorja, duke shtuar se për fat, kinemaja vazhdon ta dojë akoma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›