E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depardieu njeh pas testit fëmijën e mbajtur sekret

Gerard Depardieu ka një fëmijë të katërt, sjellë në jetë dy vjet më parë, deri tani të mbajtur sekret. Ai quhet Jean dhe aktori francez e ka njohur si birin e tij pas një testi atësie.

Lindja e të voglit, në vitin 2006, mund të shpjegojë edhe problemet e shumta në çift me aktoren Carole Bouquet me të cilën është lidhur që nga viti 1997.

Helene, mamaja e djalit të vogël, fëmijë i katërt i Depardieu, është një frakno-kamboxhiane, me të cilën u njoh kur aktori ishte në Kamboxhia për të xhiruar filmin 'City of Ghost'.

Sipas një reviste franceze një mike tregon se Depardieu nuk i pëlqente në mënyrë të veçantë si aktor por u tërhoq nga entuziazmi për jetën dhe nga temperamenti i tij vullkanik.

"Jean erdhi në fund të lidhjes sonë si surprizë kur nuk e prisja fare”- ka thënë Helen. Sipa saj që nga fillimi i kishte thënë aktorit që prioriteti i saj i vetëm në jetë ishte të kishte një fëmijë. “Disa muaj para se të mbetej shtatzënë kishte pasur një abort dhe Gerard e kishte kritikuar përse nuk ishte treguar e kujdesshme, dhe kur mbeta sërish shtatzënë duhet të ishte i kënaqur, por nuk e manifestoi kurrë këtë”- tregon ajo.

Kështu ajo e ka kaluar e vetme kohën në pritje të lindjes së fëmijës dhe kujton se më aktorin nuk ka qenë në çift, ndonëse shton se ka qenë historia më e bukur e dashurisë që ka provuar.

Depardieu ka dy fëmijë, aktorët Guillaume, 37-vjeç dhe Julie Depardieu, 35-vjeç, me gruan Elisabeth, me të cilën është ndarë në vitin 1996. Në vitin 1992 lindi fëmija i tretë, Roxane, nga lidhja me aktoren Karine Silla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›