Veteranët maqedonas: Ligj për përkujdesje institucionale
Shoqata maqedonase e pjestarëve të forcave të sigurisë “Krenaria” i dorëzoi sot Parlamentit iniciativën për miratimin e një ligji për përkujdesje institucionale.
Për këtë nismë janë mbedhur mbi 32 mijë nënshkrime, ndërsa të premten këshilli organizativ do t`ia dorëzojë kryeparlamentarit Trajko Veljanovski projekt-propozimin për miratimin e këtij ligji.
Drejtuesi i kësaj shoqate, Stojançe Angelov deklaroi se nuk duan që nisma dhe shoqata e tyre të barazohet me UÇK-në dhe veteranët e saj, për të cilët gjithashtu është paralajmëruar miratimi i një ligji të posaçëm për përkujdesje institucionale.
“Nuk do të lejojmë të krahasohemi me ata që e sulmuan shtetin, me ata që me forcë tentuan dhe më vonë patën sukses në ndryshimin e Kushtetutës. Nuk do të pranojmë asnjë llojë barazimi me të ashtuquajturit veteran të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, deklaroi Angelov. Sipas ligjit, Parlamenti është i obliguar që në afat prej 35 ditëve të fillojë debatin për shqyrtimin e këtij ligji. (INA)