E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e burgut të Peqinit varrosen të ndarë

Pogradec- Janë përcjellë sot në banesën e fundit dy viktimat e burgut të Peqinit, Thëllënxa Muço(Sinani) dhe Mynyr Muço. Në fshatin Slabinjë është zhvilluar ceremonia e varrimit të gruas, në të cilën ka marrë pjesë thuajse gjithë fshati.

Kufomën e gruas, që la pas dy fëmijë të vegjël, një djalë e një vajzë e shoqëruan edhe tre vëllezërit e saj, emigrantë në Greqi.

Ndërkohë ceremonia për Mynyrin u zhvillua në fshatin Trebinjë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe dy vëllezrit e tij Lulëzimi dhe Blendi, të cilët u sollën nga një ekskortë e forcave speciale. Pas ceremonisë ata janë shoqëruar sërish në drejtim të burgut ku vuajnë dënimin.

Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë, kur bashkëshorti, i dënuar me 22 vjet burg mbyti gruan gjatë një takimi në dhomën e burgut të Sigurisë së Lartë e më pas i dha fund edhe jetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›