E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali bërthamor, SHBA diskuton e Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë presion Koresë Veriore, që kjo e fundit të marrë hapa konkretë dhe të pakthyeshëm, për të hequr dorë nga arsenali i saj bërthamor.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se dy ditët e para të takimit në Nju Jork, ishin serioze dhe praktike. Përfaqësuesi i Koresë së Veriut gjithashtu e quajti atmosferën konstruktive.
Bashkësia ndërkombëtare dëshiron kthimin e Pehenjanit në bisedimet e gjashtë shteteve, që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Korenë e Jugut, Japoninë dhe Rusinë, e që Koreja Veriore i ka braktisur në fund të vitit 2008.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›