E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga, vdes djali 20-vjeçar, plagoset i ati

Elbasan-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në qytetin e Elbasanit. Automjeti me targa EL 9850 A ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një 20-vjeçar i quajtur Armand Musta, ndërsa babai i tij, 50-vjeçari Shkëlqim Musta është plagosur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që shkon nga qendra e Elbasanit drejt ish-Kombinatit Metalurgjik, ndërsa mësohet se mjeti drejtohej nga 50-vjeçari Musta. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, por dyshohet shpejtësia edhe pse nuk përjashtohet mundësia që makina të ketë rrëshqitur në ndonjë pjesë me akull të rrugës. Policia e Elbasanit ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po kryen hetimet paraprake, ndërsa i plagosuri është shoqëruar për në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›