E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie aksidentalisht nga kati i pestë, vdes 58-vjeçari

Bie nga kati i pestë i pallatit ku jetonte një 58-vjeçar në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14:00, ndërsa mësohet se ky person ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Feta është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve të katit të pestë të pallatit nr.1280 ku dhe banonte, i cili ndodhet në lagjen “Isa Boletini”. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky person punonte në një pikë karburanti si shitës, jetonte në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e tij, dhe ishte konsumator i pijeve alkoolike. Policia e Vlorës sqaron se po punohet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me një rast aksidenti nga pija, dhe jo një vetëvrasje të qëllimtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›