Al Asad: Sulmet kane ndaluar
Deklarata e kreut te shtetit erdhi ne përgjigje te kërkesës qe Ban Ki Moon i beri gjate një bisede telefonike, sipas se cilës, “operacionet ushtarake dhe arrestimet ne mase te popullsisë duhet te ndalonin menjëherë”. Ndërkaq Al Asad prej kohesh gjendet nen presionin e ndërkombëtareve, madje edhe te aleateve te tij me te afërt, për ti dhënë fund vrasjeve. Sekretari i OKB, nder te tjera, i ka bere thirrje qeverise ne Damask te prezantoje sa me pare reforma te besueshme dhe te ofroje mbështetje e te bashkëpunojë me organizatat e te drejtave te njeriut. Po ashtu sipas tij, vendi ka nevoje urgjente për ndryshime kushtetuese dhe zgjedhje te reja, si dhe për një qeveri te re, pasi Al Asad ka mbi 10 vite ne pushtet. Organizatat e ndryshme te te drejtave te njeriut deklaruan mëngjesin e se enjtes se vetëm ne sulmet e te mërkurës kane humbur jetën mbi 20 rebele, duke e çuar numrin e viktimave ne një total prej 2 mije persona.