E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financim për ferexhetë ne France e Belgjike

Si fillim, Rakid Nekaz ka paguar gjobën prej 50 euro për 2 vajza qe jetonin ne Saint Zhost, ne komunën me te varfër te Belgjikës. Njëra prej tyre sqaron se vendimi për te mbajtur ferexhenë nuk ishte detyrim nga familja por zgjedhja e saj. Ne te njëjtën kohe ai pagoi edhe 75 euro gjobe për një grua franceze. “Un jam për një ligj qe dënon burrat qe detyrojnë gratë te ndërmarrin diçka te tille e qe i mbajnë gratë te mbyllura ne shtëpi. Por nëse kjo është zgjedhja e tyre e me këtë veshje duan te dalin ne rruge, atëherë jam pro kësaj, sepse kjo është gjeja me e rëndësishme për një shtet demokratik”. Biznesmeni francez ka ndërmend te denoncoje Francën dhe Belgjikën përpara gjykatës për te drejtat e njeriut ne Evrope, duke kërkuar sanksione, për dhunimin e te drejtave personale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›