E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, 70 për qind te qëllimshme

Për këtë arsye shërbimi zjarrfikës pas hetimit te zjarrvenies ka përgatitur dosjet e te gjithë personave qe do te denoncohen ne prokurori për demet qe kane shkaktuar. Por këtë here ata rrezikojnë t`u ngarkohet fatura e dëmeve te shkaktuara. Ditët e fundit policia ka ndaluar pese shtetas për zjarrvenie te qëllimshme. Ndërsa ne Tirane çdo dite ka tre apo katër zjarre ne banesa. Vetëm për këtë vit prej tyre kane humbur jetën 8 persona nder te cilët edhe fëmijë te mitur qe nuk janë nxjerre dot jashtë banesës. Ne dy javët e para te gushtit shërbimi zjarrfikës është përballur edhe me 13 raste te shpërthimit te zjarreve ne automjete ndërsa pasagjeret ndodheshin brenda tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›