Burg për tre vëllezërit vrasës
Mësohet se autorësinë e ka marre përsipër vëllai i madh 35-vjeçari Dashnor Barçi, por megjithatë te tre kane marre te njëjtën mase sigurie. Ne sallën e gjyqit te rinjtë kane sqaruar se gjithçka ka ndodhur pas fyerjeve qe u bënte ne vazhdimësi viktima, Shaqir Barçi. Ky i fundit ka qene nen akuze ne vitin 1998 për vrasjen e gjyshit te tre te pandehurve, por është lënë i lire për mungese provash. Dy familjet, shtëpitë e te cilave janë 150 metra larg, kishin konflikte prej vitesh për shkak te çështjeve pronësisë. Por marrëdhëniet mes tyre u acaruan edhe me shume ne kohen e vrasjes se te moshuarit islam Barçi.