Zvicra merr masa për frangen
Ekzekutivi ka vendosur te mbështesë ndërmarrjet dhe kompanitë e mëdha, kryesisht ato ne vështirësi financiare dhe kjo pas mbivlerësimit te franges zvicerane muajt e fundit. Masat konkrete do te vihen ne zbatim nëpërmjet një grupi pune, por fillimisht ato duhet te kalojnë ne parlament ne muajin shtator. Ministri zviceran i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann sqaroi se paketa e re synon ti vije ne ndihme ndërmarrjeve me te goditura nga mbivlerësimi i franges, te cilat kryesisht janë kompani eksportuese dhe turistike. Por pavarësisht shpalljes se këtij plani dhe pavarësisht ndërhyrjes se bankës qendrore nëpërmjet injektimit te likuiditetit, franga zvicerane serish vazhdon te rritet kundrejt euros.