Dita e dyte e protestave ne Spanje
Ne aeroport qindra persona janë mbledhur për ti uruar Papës mirëseardhjen. Gjate qëndrimit ne Spanjë, Papa do te festoje edhe Ditën Botërore te Rinise. Por ne fakt, kjo ka qene edhe arsyeja e protestave qe kane përfshirë prej dy ditësh kryeqytetin spanjoll. Me herët, gjate ditës, mijëra te rinj kane protestuar kundër vizitës se papës. Ne pankartat qe tubuesit mbanin ne duar, shkruhej: “Mbylleni Vatikanin, Guantanamon e trurit” ose “mos shpenzoni ne këtë mënyrë taksat tona”. Me te rinjtë janë bashkuar ne protesta edhe 140 organizata jo-qeveritare, laike dhe me baze kristiane, te cilat janë kundër shpenzimit prej 50.5 milionë eurosh qe qeveria spanjolle ka vene ne dispozicion për vizitën e Papës. Ne te gdhire te se enjtes janë shënuar edhe disa incidente mes tyre dhe policisë, duke çuar nen pranga 8 persona, ndërsa janë shpallur ne kërkim mbi 100 te tjerë.