Al Fayed shet “Harrods” për tiu përkushtuar familjes
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër – Miliarderi Mohammad al Fayed ka vendosur të shesë rrjetin e dyqaneve “Harrods” për të kaluar më shumë kohë me familjen. Lajmi është bërë publik nga presidenti i bankës Lazard International, Ken Costa, që është dhe përfaqësues ligjor i familjes Fayed. Ai tha se familja me origjinë nga Katari ka vendosur të nxjerrë në shitje rrjetin e dyqaneve të mëdha në Londër. “Pas 25 vitesh president, Mohamed al Fayed ka vendosur të dalë në pension dhe të kalojë më shumë kohë me fëmijët dhe nipërit e tij”, - tha në një deklaratë për shtyp Ken Costa. “Ai e ndërmerr një hap të tillë për të çuar përpara traditat me të cilat ka ndërtuar Harrods dhe skuadrën që ka ngritur në këmbë për të vazhduar drejtimin e bizneseve të tij”. Lazard International nuk i ka zbuluar dhe kushtet financiare të marrëveshjes. Sipas BBC-së dhe Sky News, “Qatar Holding”, shoqëria e investimeve të emirit të Katarit, nga shitja Al Fayed do të përfitojë të paktën 1.5 miliard sterlina (1.7 miliard euro). “Qatar Holding”, u shndërrua në pronaren e pestë të Harrods që prej krijimit të saj më 1849 nga Charles Harrod. “Familja Fayed u përzgjodh mes shumë ofertave për shkak të vizionit dhe aftësive financiare për të mbështetur për një kohë të gjatë Harrods”, - vazhdoi më tej Costa. 77-vjeçari Al Fayed, i cili është gjithashtu pronar i klubit anglez të Fulhamit, i kishte blerë dyqanet londineze më 1985 për 714 milionë euro pas një beteje të gjatë me pronarin e fundit, të tretin.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010