Pranimi i Kinës në OKB shqetëson NATO-n
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Uashington, 14 nëntor 1971 – Muajin e shkuar Shtetet e Bashkuara propozuan që Kina e Kuqe të pranohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe ti jepej një vend në Këshillin e Sigurimit prej 5 anëtarësh, i cili pak kohë më parë mbahej nga Tajvani. Më vonë, Taipei do të merrte vendin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, njëlloj si të gjitha vendet e tjera anëtare. Njëherësh, Shqipëria propozoi që Pekini të pranohej në OKB, ti jepej karrigia në Këshillin e Sigurimit dhe Tajvani të përjashtohej. Pas debatit të tejzgjatur dhe me nota të larta debati, rezoluta shqiptare u votua me rezultatin 76 vota “pro”, 35 “kundër” dhe 17 abstenime. Një analizë e faktorëve të kësaj humbjeje poshtëruese për Shtetet e Bashkuara zbulon dhe disa probleme kërcënuese për të ardhmen e Botës së Lirë (Perëndimit). Nga vendet anëtare të NATO-s, 15 shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Kanadanë i braktisën Shtetet e Bashkuara, duke votuar “pro” rezolutës shqiptare ose duke abstenuar. Bashkimi Sovjetik tashmë e ka arritur qëllimin e tij që prej nisjes së Luftës së Ftohtë, ndarjen e NATO-s. Po kaq shqetësues është dhe fakti se nëntë shtete, zyrtarisht neutrale në polarizimin Lindje-Perëndim, iu bashkuan bllokut të vendeve komuniste. Disa analistë kanë sugjeruar se shumë prej ish-aleatëve, të cilat braktisën Shtetet e Bashkuara dhe votuan për Kinën, mund ta kenë bërë diçka të tillë për shkak të zemërimit të shtesës së taksës +10 për qind mbi mallrat e importit. Kjo mund të ketë ndikuar tek disa nga aleatet më të fuqishme të SHBA-së, si Britania, Franca dhe Kanadaja, por vendi që u dëmtua më shumë nga një masë ekonomike, Japonia, i qëndroi deri në fund besnike qëndrimit amerikan. Gjithsesi, cilat janë ndërlikimet që sjell vota për Kinën e Kuqe në sigurinë e Botës së Lirë? Së pari, blloku komunist nuk është vetëm i pacenuar, por është bërë edhe më i fortë. Së dyti, Perëndimi është shpërbërë. Së treti, tani më shumë se gjysma e vendeve neutrale kanë parë që në përplasjen Lindje-Perëndim, kjo e fundit është e destinuar të humbasë, kështu që ato kanë vendosur të mbështesin Lindjen e Kuqe për të mbijetuar. Në këto rrethana të rrezikshme dhe kërcënuese çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara? Deri tani janë propozuar një sërë opsionesh nga media, analistët, por dhe nga anëtarët e Kongresit. Ne mund të mbledhim sendet tona dhe të refuzojmë të vazhdojmë të jemi ende pjesë e asaj loje që deri tani e kemi humbur. Ne mund të tërhiqemi brenda fortesës sonë me emrin Amerikë, të përpiqemi të kuptojmë se kemi humbur shumicën e ish-aleatëve tanë dhe ti lëmë të mëshirojnë të kuqtë. Pa dyshim që kjo shërben si një apel për vendet e vjetra dhe të reja që po veçohen. Ose ne mund tu përgjigjemi si realistë të përgjegjshëm, të pranojmë humbjen, të mbyllim plagët, të riorganizohemi dhe në të ardhmen e afërt të përpiqemi të bindim ish-aleatët tanë se kanë bërë gabim kur nga braktisën. Shenja karakteristike e një fituesi është kthimi i humbjes së përkohshme në një fitore përfundimtare. Në të vërtetë, përparësia e konsiderueshme ekonomike amerikane mund të rezultojë çelësi i kësaj përvoje poshtëruese. Që prej themelimit të saj më 1945, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka një buxhet prej 9 miliardë dollarësh dhe rreth 4 miliardë e kësaj shume është paguar nga SHBA-ja. Momentalisht, vendet Perëndimore paguajnë 70 për qind të këtij buxheti, komunistët paguajnë 15 për qind, ndërsa 15 përqindëshin tjetër e paguajnë vendet neutrale. Bashkimi Sovjetik ka aktualisht 1 miliard dollarë borxhe të pashlyera në bazë të të dhënave të OKB-së. Sipas prirjeve të majta të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, U. Thant, formula e kontributeve të vendeve anëtare në forum, lidhej direkt me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe standardin e tyre të jetesës – pavarësisht faktit se të gjitha vendet kishin të drejtën e një vote dhe ajo ishte e barabartë. Kjo është në mënyrë të dyshimtë si ai slogani i preferuar i komunistëve “Nga secili sipas aftësisë, për secilin sipas nevojës”. Një rezultat i mundshëm i votës së pranimit të Kinës do të jetë ulja e kontributit vjetor të SHBA-së nga një e treta e buxhetit total në 20 për qind, ashtu siç është propozuar tashmë nga lidershipi bipartizan i Kongresit. Por edhe pse administrata amerikane e ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj OKB-së, do të ishte e papranueshme që SHBA të ndërmerrte ndonjë veprim ndëshkues ndaj Asamblesë së Përgjithshme. Por dhe ndërprerja e kontributeve do të ishte
diplomatikisht një veprim i nxituar. Delegatët e këtyre vendeve ndoshta janë ndjerë të ngazëllyer nga rezultati, por kjo nuk do të thotë se ata janë armiqtë tanë. Mënyra më e shpejtë, e garantuar dhe e sigurt për të rifituar ndikimin e dikurshëm në organizatë dhe për të rivendosur besimin tek lidershipi i vendeve Perëndimore, është rifitimi edhe një herë tjetër i supermacisë bërthamore. Kjo, fatmirësisht, mund të ndodhë, pasi ne i kemi ende burimet e mjaftueshme. Ajo çka mungon në këto momente është mençuria dhe vullneti. (Ira. K. Eaker, ish-gjenerallejtnant i NATO-s)
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010