E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamerun-(Braun)-Kleg të hënën vendoset kryeministri?

Autori i Lajmit: A.Dralo

Londër – Asnjë marrëveshje postzgjedhore nuk do të arrihet mes liberaldemokratëve dhe konservatorëve përpara ditës së hënë. Lajmi konfirmohet nga partia e David Kamerunit, “Tori”. Negociatorë të nivelit të lartë të të dyja partive do të takohen sot në mëngjes për të arritur marrëveshjen që do të nxirrte përfundimisht nga Douning Street, kryeministrin (ende de fakto) Gordon Braun. Lajmi i një takimi emergjent kur tregjet financiare u zhytën në humbje ditën e premte, u bë më i domosdoshëm për shkak të pasigurisë politike, me zotin Braun që arriti të merrte vetëm 29 për qind të votave. Paundi britanik dhe bursa e Londrës u goditën nga mungesa e një mazhorance qeverisëse. Ditën e djeshme, liberaldemokrati Nik Kleg foli me kolegun e tij konservator për krijimin e një aleance të mundshme mes Torit dhe liberaldemokratëve. Kamerun zhvilloi një takim me kryesinë e partisë së tij për tiu bashkuar më pas Klegut dhe Braunit në ceremoninë përkujtimore të ditës së çlirimit. Sot është 9 maji, 65-vjetori i kapitullimit të forcave naziste dhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Zgjedhjet e 6 majit nuk i dhanë asnjërës forcë politike shumicën në Parlament. Lideri i liberaldemokratëve, Nik Kleg, është takuar me deputetë të partisë së tij për të biseduar rreth kushteve që i kanë ofruar konservatorët. Oferta nuk përfshin ndryshim në sistemin zgjedhor, një nga çështjet kyçe të liberaldemokratëve. Një deputet tha se bisedimet vazhdonin dhe, ndoshta, do të vazhdojnë për disa ditë me radhë. Redaktori politik i BBC-së thotë se marrëveshja mes konservatorëve dhe liberaldemokratëve është e mundur, por nuk mendon se do të arrijnë të krijojnë një koalicion zyrtar. Partia Laburiste, e cila është në fuqi që nga viti 1997, pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet e 6 majit. Kamerun pritet të takohet me deputetët e tij ditën e hënë pasdite për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit. Ish-ministri i kabinetit të konservatorëve, Michael Portillo, tha për BBC News se kishte “shumë të ngjarë” që konservatorët të krijonin koalicion me liberaldemokratët. Kryeministri laburist, Gordon Braun, nuk pranon të dorëzohet, edhe pse laburistët kanë marrë një përqindje të ulët historike votash. Zoti Portillo tha se Kamerun nuk do ta shpërfillte reformën elektorale, por këmbënguli se qeveria e re do të përqendrohej në përmirësimin e deficitit këto 5 vitet e fundit.

Ky lajm është publikuar: 09/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›