E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluturimi që solli Obama Sr në Havai

Autori i Lajmit: Redaksia

Uashington - Në recensionin e librit të muajit të fundit “The Bridge,” (Ura) biografia e David Remnick për presidentin amerikan Barak Obama, Garry Wills prek shkurtimisht dhe udhëtimin me avion që solli në SHBA studentë nga Afrika Lindore. Mes tyre ishte dhe një djalosh, që më vonë do të bëhej babai i Obamës. Fluturimi i atyre djemve mbetet një përpjekje energjike për ata që kanë qenë pjesë dhe objekt i një magjepsjeje kulturore për shumë të tjerë. Përmendja që i bën Willis në recension tërhoqi vëmendjen e lexuesve duke i vendosur në një pozicion të shkëlqyer për të gjeneruar idetë e tyre. Në rubrikën “Recensioni i librit” në gazetën “The New York Times” të kësaj jave, është botuar një letër e Cora Weiss, e cila ka qenë drejtore ekzekutive e Fondacionit të Studentëve Afrikano-Amerikanë. Ndërsa në një letër të fundit, Tom Shachtman, autori i “Airlift to America” (St. Martin, 2009), përshkruan të gjithë luftën që solli themelimin e Fondacionit Weiss. Lideri i punëtorëve kenianë, Tom Mboya dhe sipërmarrësi amerikan William X. Scheinman, nisën miqësinë e tyre që do të çonte në nisjen e fluturimeve afrikano-amerikane më 1959. Ata u takuan në vitin 1956, kur Scheinman e ndihmoi që të bëhej pjesë e Komitetit Amerikan për sponsorizimin e turit të parë amerikan të Mboyas. Scheinman, një ish-publicist, e ftoi Mboyan që të vizitonte Harlemin një mbrëmje. Ata e kaluan të gjithë natën duke bashkëbiseduar në një restorant dhe u shfaqën në mëngjes si miq të afërt. (Ata janë varrosur përkrah njëri-tjetrit në një ishull në Liqenin Viktoria). Mes viteve 1956 dhe 1958, Mboya i kërkoi Scheinmanit që ti blinte një biletë nga Nairobi për në Nju-Jork, të cilën ai ia kishte premtuar të riut kenian, pasi kishte fituar të drejtën e një burse në një kolegj amerikan. Scheinman ia plotësi kërkesën. Nga fundi i vitit 1958 këto kërkesa ishin bërë aq të shpeshta sa Scheinman i kishte propozuar Mboyas që ata të nisnin dhe një avion çarter për të sjellë studentët që duhet të vinin në SHBA për të mos humbur vitin akademik që niste në shtator 1959. Miqtë krijuan dhe Fondacionin e Studentëve Afrikano-Amerikanë, dhe më pas paguan avionin që solli 82 studentë kenianë, ugandianë dhe tanzanianë nga Nairobi në Nju-Jork. Kështu ka nisur transporti ajror mes këtyre dy vendeve. Barack Obama Sr, një mik i Mboyas dhe një koleg i Luos, arriti të fitonte një vend në universitetin e Havait, por Mboya i dha atij një sërë bursash “Jackie Robison” që fondacioni kishte në administrim. Gjatë viteve të tij në Havai, Fondacioni i Studentëve Afrikano-Amerikanë e ndihmoi vazhdimisht financiarisht Obama Sr ashtu siç bëri dhe mes viteve 1959 dhe 1963 me qindra studente dhe studentë të tjerë premtues mes të cilëve dhe fituesi i ardhshëm i Çmimit Nobel për Paqe, Uangari Maathai.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›