E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Valter J. Hickel, Sekretari i Brendshëm i Niksonit

Autori i Lajmit: Redaksia

Ankorazh - Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare, Valter J. Hickel, ish-guvernatori i Alaskës dhe Sekretari i Brendshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së presidentit Riçard Nikson. Vdekja e Hickel ndodhi të premten, por u lajmërua vetëm një ditë më parë. Shkaqet e ndarjes së republikanit nga jeta ishin natyrore. Një milioner i bërë nga hiçi, Hickel ishte përjashtuar nga shkolla që në moshë të re, por kjo nuk do ta ndalte të qeveriste shtetin e 49 (Alaskën) 1966-1968; dhe shërbente si Sekretar i Brendshëm 1969-1970; Në një shkrim të fundit të revistës amerikane “Life”, Valter ishte quajtur “specie në zhdukje” për shkak të ndikimit të tij në politikën amerikane. Pas politikës ai iu kushtua sërish bizneseve të tij në Alaskë.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›