E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim të “jetës normale” të Bagdadit të vjetër

Autori i Lajmit: Redaksia

Bagdadi është më pak i dhunshëm se 5 vjet më parë, por versioni i sotëm i “normalitetit” as që ka të krahasuar me lulëzimin e viteve 60 dhe 70 përpara se Sadam Hyseini të vinte në pushtet. Gjëja e parë që shumë njerëz më pyesin kur u them se unë jetoj dhe punoj në Bagdad është: “Si është qyteti”. Sigurisht, një pyetje shumë normale, por që për mua është shumë vështirë ti jap përgjigje. Lista e mërzitshme e problemeve të tanishme të Irakut është shumë e gjatë për tu renditur. Ajo nis me mungesën e shërbimeve virtuale joekzistente, si energjia elektrike dhe përfundon me dhunën e vazhdueshme që merr jetën e qindra irakianëve çdo muaj. “Por a nuk po i kthehet jeta normalitetit?” - pyesin ata. - A nuk po përmirësohen gjërat? Këto janë të vërteta ose, të paktën, gjërat nuk janë aq keq sa ishin dy apo tre vjet më parë. Por a është tani Bagdadi një qytet që një njeri të përfytyrojë një “jetë normale”? Ka një pjesë të qytetit ku ata po përpiqen ta bëjnë diçka të tillë. Telat me gjemba, rojet dhe muret e shpuar nga plumbat janë pjesë e jetës së përditshme në kryeqytetin e Lindjes së Mesme. Pikërisht këtu ndodhet klubi
“Al-Viyah”. Shkova atje për darkë me disa miqtë e mi irakianë. U ulëm në një tavolinë në fund të një kopshti të madh. Fëmijët luanin në lëndinën e mirujitur, familjet dhe grupet e shoqërisë qëndronin ulur në karriget plastike apo stolat e lëkundshëm. Gratë dhe burrat ishin ulur bashkë, duke pirë nargjile dhe çaj, apo diçka dhe më të fortë. Gjëja e parë që bëmë ishte porositja e krapit. “Krapi nuk është kapur në lumin Tigër ku derdhen ujërat e zeza”, - më siguroi një burrë me çallmë. Ai e kapi krapin me duart e tij dhe me një ngërdheshje i dha një puthje peshkut që hapte instinktivisht gojën në kërkim të ujit përpara se ta përshkonte me thikë. Ne shijuam të qetë darkën dhe specialitetin
mazgouf, ndërsa qëndruan edhe pak për të shijuar nargjilenë. Mustafai, një inxhinier rreth të 40-ave, kishte sjellë me vete një set fotografish të bëra nga fundi i viteve 60-70. Festa datëlindjesh, ekskursione gjatë fundjavave dhe pushime jashtë vendit. Gra dhe burra të veshur shik në modën më të fundit evropiane dhe amerikane. Ky ishte Iraku i atyre ditëve, një vend që relativisht ishte liberal, i zhvilluar dhe i edukuar. “Jeta, - tha Mustafai, - ishte në kuptimin e vërtetë të fjalës si një piknik. Të gjithë në tavolinë ishin dakord se shumë nga ngjarjet historike kishin vrarë jetën e atyre viteve. Fillimisht ishte ardhja në pushtet e Sadam Hyseinit dhe shpërthimi i luftës me Iranin më 1980. Më pas, pushtimi i Kuvajtit më 1990 dhe sanksionet ekonomike. Por ngjarja më tronditëse ishte ajo e vitit 2003 me pushtimin amerikan dhe britanik, i cili shpërtheu në vend një valë të jashtëzakonshme dhune. “Të paktën, nën regjimin e Sadam Hyseinit, ne ishim regjimi më i sigurt në tokë”, - thotë Mustafai.

Ky lajm është publikuar: 09/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›