E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza italiane, Berluskoni humbet shumicën

Berluskoni fitoi votimin për buxhetin, por mori më pak se gjysmën e votave në dhomë. Megjithëse opozita nuk votoi për masat e reja, shumë deputetë nga koalicioni i kryeministrit italian dezertuan para votimit.

Aleatët, përfshirë edhe liderin e fuqishëm të “Ligës së Veriut”, Bosi, i kanë kërkuar Berluskonit të japë dorëheqjen. Të shumtë janë ata që nuk besojnë më se Berluskoni mund të përballet me krizën e borxheve të vendit me ekonominë e tretë më të fuqishme në Eurozonë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-08 16:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›