Berluskoni: Nuk do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka deklaruar se nuk do të kandidojë në qoftë se në Itali do mban zgjedhje të parakohshme.
Berluskoni u zotua të martën të qëndrojë në pushtet derisa parlamenti të ketë miratuar reformat buxhetore me qëllim parandalimin e rënies së Italisë në krizën e borxheve eurozonës.
Por, Presidenti Xhorxho Napolitano, ka thënë se do të fillojë konsultimet me partitë politike vetëm pasi masat e reja shtrënguese të jenë miratuar.
Berluskoni dhe partia e qendrës së djathtë e tij duan zgjedhje të parakohshme, ndërsa opozita ka bërë thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar.
Çmimi që Italia paguan për të marrë hua në tregjet ndërkombëtare financiare u rrit sot pas pasigurisë politike në këtë vend.