E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Kam raporte të mira me Sejdiun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mohuar se LDK-ja e ka kandidatin e saj për president të ardhshëm të Kosovës. Ai ka thënë se partia e tij ende nuk e ka diskutuar ndonjë kandidat të mundshëm përfshirë edhe emrin e tij.

"Nuk kemi biseduar ende për kandidatin. Kjo është çështje e rëndësishme. Do të gjejmë mënyra për ta gjetur një kandidat të përshtatshëm. S`kam menduar as për vete apo për ndonjë tjetër" ka thënë Mustafa.

I pyetur për raportet me ish presidentin Sejdiu, Mustafa ka thënë se ka raporte të mira me të dhe nuk ka ndonjë rivalitet. "E kemi mbyllur vitin e kaluar këtë etapë. S`ka asnjë rivalitet. E di që ka interesa të grupeve të caktuara që ta paraqesin LDK-në jo të stabilizuar dhe se është e mbytur nga debatet, por kjo nuk qëndron" ka thënë Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›