Al Kadi, padi agjencise se sekuestrimit te pasurive
Redinalda Caushaj
Administratori i Al Kadise, Hamzeh Abu Rayyan, ka paditur ne prokurori kryekomisionerin, i cili eshte caktuar nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara per rruajtjen e pasurive te Al Kadise, midis tyre edhe kullat binjake. Shkak i ketij kallezimi eshte bere pikerisht presioni qe i eshte bere qiramarresve te shoqerise "Loxhall" sh.p.k., prone e Al Kadise. Sipas kallezimit te depozituar dy dite me pare ne Prokurorine e Tiranes ne ngarkim te Hekuran Vladit, behet e ditur se ky i fundit ka shkelur ligjin dhe ka perfituar nga detyra e tij. Hamzeh Abu Rayyan sqaron se me shtator te vitit 2006 eshte njohur me nje urdher te nxjerre nga ana e Ministrise se Financave, e dates 3 dhjetor te vitit 2004, si dhe urdhrin e dates 27 nentor te vitit 2006 te po kesaj ministrie. Sipas ketij urdhri, behej me dije se Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara ka te drejte te jape me qira pasurite e paluajtshme, te cilat jane te sekuestruara, pa permendur se kujt shoqeri apo biznes i eshte sekuestruar. Ndersa sipas administratorit te Al Kadise, shoqeria "Loxhall" sh.p.k eshte certifikuara nga ana e organit tatimor, ku edhe ne ditet e fundit, Rayyan eshte nje tatimpagues i rregullit para administrates se Tatim-Taksave Tirane. Ne kallezimin penal, Abu Rrayan sqaron se pronari i kesaj shoqeria eshte Al Kadi, i cili nuk ka asnje ceshtje penale te ngritur nga ana e Prokurorise shqiptare, pasi me vendimin e dates 26 dhjetor 2004 eshte vendosur pushimi i procedimit penal numer 2122, i vitit 2004. Po keshtu, sipas paditesit, gjykata nuk ka nxjerre asnje vendim per sekuestrimin e kesaj shoqerie. Nderkohe qe Abu Rayyan shpjegon se kryekomisioneri eshte emeruar nga ana e Agjencise se administrimit dhe sekuestrimit te pasurive te paluajtshme per administrimin e ruajtjen e ketyre objekteve, emerim i se cilit nuk eshte bere me vendim gjykate. Me daten 30 tetor te vitit 2004 behet me dije se Vladi i ka dhene me qira disa objekte shtetasve Endri Hoxha, i cili ka marre me qira nje dyqan 30 metra2, shtetasit Muslum Nustret Mamo, shtetas turk, i cili nuk eshte njohur me dokumentet e firmosura per dyqanin ne gjuhen amtare te tij, nje apartament shtetases Lidija Dushi, si dhe qiramarresit Petrit Deda, serish nje apartament. Sipas kallezimit penal behet me dije se Vladi ka ushtruar presion mbi qiramarresit, duke iu bere me dije se, nese nuk firmosnin kontratat, do te perfundonin ne polici. Ndmore. Nepermjet ketij kallezimi penal, Hamzeh Abu Rayyan i kerkon Prokurorise se Tiranes ndjekjen e tij penale per "shperdorimin e detyres". Ndersa ne listen e provave te tij kunder Vladit jane edhe vete qiramarresit, te cilet per kaq kohe me radhe kane qene nen presion.
Si u zbulua fshehja e aktivitetit
Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave, me 10 gusht te vitit 2006, ka bere kallezim ne ngarkim te shoqerise "Lloxhall" sh.p.k me administrator jordanezin Hamzeh Abu Rayyan. Pronari i kesaj shoqerie ka rezultuar te jete nje emer jo pak i njohur per drejtesine shqiptare, Yassin Kadi, i cili ndodhet qe nga data 17 tetor ne vitin 2001 ne listen e OKB-se, si i dyshuar per financim terrorizmi. Sipas akuzes, edhe pse shteti shqiptar ka urdheruar sekuestrimin e aseteve te Yasim Kadise, kjo shoqeri ka vazhduar aktivitetin e dhenies me qira te pasurive te paluajtshme. Vete i pandehuri Rrayyan, i cili gjykohet ne gjendje te lire, kerkoi thirrjen e ish-ministri te Financave Arben Malaj dhe ministrit aktual Ridvan Bode. Hamzeh Abu Rrayyan akuzohet nga ana e prokurorise se Krimeve te Renda per vepren penale te "fshehjes se fondeve dhe pasurive te tjera, ndaj te cileve zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit"