Ndertimet pa leje, fadroma qe nuk mberrin kurre
Ne plazhin e Velipojes numerohen rreth 1000 ndertime, ndersa vetem 5 prej tyre jane me leje. Ndersa pritej "sulmi" i ndertimoreve pak jave perpara sezonit turistik ne plazhin e Velipojes, duket se edhe kete sezon do te mbijetojne te gjitha ndertimet e paligjshme. Te vetmet ndertesa te prishura gjate ketij viti ishin ndertimet e reja te kompleksit "Fishta". Matrapiket dhe fadromat rrafshuan ndertime ne vlere disa qindra mijera euro, por aksioni mbaroi me kaq. Nderkohe qytetaret ankohen se nuk kane ku te bejne plazh, per shkak te ndertimeve qe kane "mbire" gjithandej ne bregdet si kerpudha. Sipas titullareve te komunes se Velipojes, pritet vendimi i qeverise per legalizimin e zones bregdetare. Disa jave me pare, mediet u njoftuan per aksionin, gjate te cilit do te rrafshoheshin 67 ndertime, te cilat ishin paralajmeruar per t'u prishur. Ndonese inspektore, police komune dhe gazetare priten me ore te tera ne bregdet, fadromat dhe inspektoret qe priteshin nga kryeqyteti nuk mberriten. Aksioni u anulua per motive te pashpjegueshme, ndersa disa dite me vone, pa lajmerimin e zakonshem, aksioni u krye ne disa objekte te ngritura muajt e fundit te nje kompleksi turistik. "Jane 1000 ndertime pa leje ne Velipoje, per te cilat ende nuk dihet se cfare do te behet dhe qe po pengojne edhe investimet e metejshme", thote kryetari i komunes se Velipojes, Nikolle Maruku. Ai tregon se ky problem i perhershem eshte bere nje shqetesim per gjithe punonjesit e komunes, te cilet ndeshen hera-heres edhe me presione apo kercenime. Nderkaq, plazhi nuk ka nje planimetri dhe ndertim te kanaleve te ujerave te zeza. Velipoja ne fakt eshte ajo qe ka qene edhe per shkak te mungeses se madhe te kontrollit mbi ujin e pijshem dhe te kanalizimeve te ujerave te zeza apo gropave septike dhe ato ne rere. Perdorimi i gropave ne rere dhe ne disa raste te betonuara, tashme dihet qe eshte nje mungese per kontrollin e ujit te pijshem i cili ne 80 per qind te rasteve nxirret me nje thellesi kater metrash ne rere mbas 200 metrave nga bregu i detit. Banja publike nuk ka, dhe ndertimet e shumta nuk kane asnje lidhje me kanalizime normale dhe te kontrolluara normalisht. Por me gjithe problemet e shumta, plazhi i Velipojes vazhdon te mbetet i preferuari i shkodraneve dhe i banoreve te zones perreth, te cilet dynden ne dhjetera mijera cdo dite ne reren e ashper dhe detin e kristalte.
67 Ndertime pa leje ishin planifikuar per prishje disa jave me pare ne plazhin e Velipojes. Ndersa ishte njoftuar aksioni, fadromat nuk mberriten. Disa dite me vone u prishen vetem pak godina te nje kompleksi te ri turistik
67 Ndertime pa leje ishin planifikuar per prishje disa jave me pare ne plazhin e Velipojes. Ndersa ishte njoftuar aksioni, fadromat nuk mberriten. Disa dite me vone u prishen vetem pak godina te nje kompleksi te ri turistik