E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu nderkombetar, nje fuci nafte dje 139 dollare

Rritja e cmimit te naftes ne tregjet nderkombetare ka thyer nje dite me pare te gjitha rekordet, duke u rritur me 10 dollare brenda dites. Nje fuci nafte dje kushtoi 139 dollare nga 123 qe ishte dy dite me pare. Shkaqe per kete rritje, mbetet pasiguria ne Lindjen e Mesme nga deklaratat e Izraelit per te sulmuar Iranin dhe gjithashtu shifrat e reja negative te tregut te punes ne SHBA. Per shkak te kesaj situate, ne qytetin japonez Aomori, ministrat e Energjetikes te SHBA dhe kater shteteve me te medha aziatike do te diskutojne per nje reagim te perbashket per rritjen e cmimeve te naftes. Ministri japonez i Energjetikes, Akira Amari, tha se cmimet e larta kercenojne ekonomine boterore. Ai shtoi se eshte e rendesishme qe pese vendet, te cilat konsumojne gjysmen e sasise se pergjithshme te energjise ne bote, te bejne te qarte gatishmerine e tyre per te vepruar. Cmimet e naftes te premten thuajse kapercyen nivelin 139 dollare per fuci, gje qe coi ne nje pikiate te kurseve ne burse. Luhatshmeria e cmimit te naftes gjate ketyre muajve te fundit ka ardhur kryesisht nga diferencat midis kapaciteteve perpunuese dhe kerkeses, por dhe nga tensionet e rritura gjeopolitike. Presionet nga trazirat gjeopolitike ne vendet eksportuese te naftes si dhe mos ndryshimi i niveleve tavan te sasise se prodhimit te naftes nga OPEC-u, ne kushtet e rritjes se vazhdueshme te kerkeses boterore, kane ndikuar ne rritjen e metejshme te cmimit te naftes. Orientimi i politikave energjetike te vendeve te industrializuara drejt prodhimit te energjise alternative 'biofuel', nga ana tjeter ka nxitur rritjen e vazhdueshme te cmimeve te produkteve bujqesore. Keto zhvillime kane shtuar ndjeshem presionet inflacioniste gjate 2008.

Transporti i naftes, rajoni ne konkurrence

Tregu rajonal i energjise po perjeton kohe te ngjeshura, pasi shume vende evropiane juglindore kane vendosur te shkojne perpara me projektet e debatuara gjate transportit te naftes qe kane per qellim sjelljen e naftes te Kaspikut apo edhe gazin ne Perendim. Se paku tre tubacione kane nisur te ushqejne endrrat ne rajon per pasurite e naftes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›