Leku, forcohet 3,2% me 2008
Blerina Hoxha
Monedha vendase leku edhe gjate vitit 2008 ka qendruar superiore ndaj valutave kryesore euros dhe dollarit, duke u bere shkak per frenimin e cmimeve qe po vijne nga tregjet nderkombetare. Banka e Shqiperise ne analizen e saj per kursin e kembimit veren se gjate muajve te pare te vitit 2008, ashtu si dhe ne tremujorin e fundit te vitit 2007, ka vazhduar tendenca mbicmuese e lekut kundrejt shportes se valutave, por me ritme disi me te uleta. Ne terma nominale efektive vjetore, gjate tremujorit te pare leku eshte mbicmuar kundrejt monedhave kryesore te huaja, euro dhe USD, mesatarisht me 3,2 pike perqindjeje, ndjeshem me lart se 1,1 per qind nje vit me pare. Paralelisht, gjate tremujorit, kursi real efektiv i kembimit paraqet nje rritje vjetore mesatarisht prej 4,5 pike perqindjeje, ndersa ne te njejten periudhe, nje vit me pare, ky tregues ka rezultuar 0,1 per qind. Sjellja mbicmuese e lekut si ne terma reale ashtu edhe nominale, reflekton qendrueshmerine makroekonomike ne vend si dhe nivelet e krahasueshme te inflacionit me partneret kryesore, ben te ditur Banka e Shqiperise. Krahasuar me nje vit me pare, pozitat e lekut jane forcuar ne menyre te vazhdueshme ndaj dollarit amerikan mesatarisht 21 per qind, duke arritur ne 78,29 leke per USD ne fund te periudhes. Gjithashtu, kursi mesatar i lekut ndaj euros per tremujorin e pare te vitit ishte 123.62 lek/euro, duke u mbicmuar me 0,49 per qind ne terma vjetore. Banka e Shqiperise veren se ecuria e kursit te kembimit ne tremujorin e pare te vitit 2008 paraqet nje luhatshmeri me te larte se vitin e kaluar. Rritja e dinamikes reflekton zhvillimet e tregjeve nderkombetare si dhe ato te tregut te brendshem. Ne tregjet nderkombetare, nencmimi i dollarit kundrejt monedhes evropiane ka reflektuar kryesisht pasigurine ndaj zgjidhjes se krizes se tregut te kredive dhe ecurine jo te mire te ekonomise amerikane. Zyrtaret e larte te BQE-se ne komunikimin e tyre ne fillim te muajit maj, theksuan se norma aktuale e interesit eshte e pershtatshme per kthimin e inflacionit prane nivelit 2 per qind, cka ne ate moment uli disi pritshmerite e tregut per rritjen e normave te interesit.
Sezoni turistik, vlereson me shume lekun
Monedha vendase, leku, pritet te forcohet edhe tej gjate sezonit te veres per shkak te fillimit te sezonit turistik dhe prurjeve valutore qe vershojne ne tregjet e kembimit me kete rast. Duke filluar ne muajin korrik e deri ne shtator, leku forcon pozitat ne kembim me euron dhe dollarin, pasi prurjet kryesisht ne euro rrisin kerkesen per monedhen vendase, e per rrjedhoje edhe vleren e saj. Forcimi i lekut per shkak te prurjeve te emigranteve ndodh gjate periudhes se veres dhe festave te fundvitit.
Kursi i kembimit rendesia ne ekonomi
Qe me renien e sistemit te Bretton Woods rreth tridhjete vjet me pare, problemet qe sjellin luhatjet ne kursin e kembimit jane kthyer ne nje nga temat me te nxehta te diskutimeve te politikberesve ne ekonomite e hapura, si ne ato te zhvilluara ashtu edhe ne ato ne zhvillim. Keto ceshtje kane qene prezente edhe ne vendet e tranzicionit ne Evropen Lindore, pasi luhatshmeria e tepert i kursit te kembimit qe me fillimin e procesit te liberalizimit, ka shkaktuar kosto te konsiderueshme ne mireqenien e ketyre vendeve.